Po planifikonin sulme terroriste/ Policia në Stamboll arreston 170 persona, anëtarë të ISIS

Po planifikonin sulme terroriste/ Policia në Stamboll arreston 170 persona, anëtarë të ISIS

Pas një operacioni të gjerë, policia turke ka vënë në pranga 170 anëtarë të dyshuar të ISIS, të cilët po planifikonin sulme të mëdha gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

 

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya njoftoi se 170 të dyshuar u arrestuan, pasi kishte dyshime të forta për organizim të sulme terroriste.

 

“170 të dyshuar, të identifikuar si persona që kanë vepruar më parë brenda organizatës terroriste ISIS u arrestuan në operacionet që kanë vazhduar gjatë dy javëve të fundit. Fillimisht, 10 prej të dyshuarve u arrestuan nga gjykatat dhe ndaj 15 të tjerëve u aplikuan masa kontrolli gjyqësor. Procedurat për të dyshuarit e mbetur po vazhdojnë.”

 

Ndërkohë edhe Zyra e Prokurorit në Stamboll dha detaje në lidhje me këtë operacion.

 

“Anëtarët e Shtetit Islamik, kishin planifikuar sulme në Turqi gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, kryesisht kundër jomuslimanëve.”

 

Policia e Stambollit ka kryer kontrolle në 124 vende dhe arrestoi kurse në cilësinë e provës materiale u sekuestruan armë dhe një sasi e konsiderueshme municionesh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy