SHBA nis tërheqjen e financimit për programet e HIV/AIDS në Afrikën e Jugut

SHBA nis tërheqjen e financimit për programet e HIV/AIDS në Afrikën e Jugut

Qeveria amerikane ka vendosur të tërheqë gradualisht financimin për programet e HIV/AIDS në Afrikën e Jugut, të mbështetura deri tani nga fondi Pepfar me rreth 400 milionë dollarë në vit. 

 

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, vendimi lidhet me mungesën e progresit të Pretorias ndaj kërkesave politike të administratës së Presidentit Donald Trump dhe synon të nxisë vetëmbështetjen e vendit në sektorin shëndetësor.

 

Afrika e Jugut, që ka numrin më të lartë të personave që jetojnë me HIV në botë, tha se nuk ishte njoftuar zyrtarisht për vendimin, por se ka punuar prej kohësh për një plan vetëfinancimi. 

 

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikat e brendshme të Afrikës së Jugut, si dhe qëndrimeve të saj në politikën ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy