Britania dhe SHBA arrijnë marrëveshjen “tarifa zero” për barnat britanike

Britania dhe SHBA arrijnë marrëveshjen “tarifa zero” për barnat britanike

Pas muajsh tensionesh tregtare, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje që eliminon tarifat mbi barnat britanike të eksportuara në SHBA.

 

Sipas Euro News, marrëveshja parashikon që Londra të ulë zbritjet që kompanitë farmaceutike i paguajnë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS), ndërsa Uashingtoni heq dorë nga kërcënimet për tarifa të rënda ndaj produkteve britanike.

 

Zbritja e kompanive farmaceutike ndaj NHS do të bjerë në 15% në vitin 2026, nga 23% aktualisht.

 

Britania do të rrisë çmimin neto që paguan për ilaçet e reja me 25%.

 

SHBA premton të mos shqyrtojë politikat britanike të çmimeve të barnave gjatë gjithë mandatit të Presidentit Trump.

 

Kjo marrëveshje erdhi pas kërcënimeve të Presidentit Trump për vendosjen e tarifave deri në 100% për barnat e markës britanike, nëse kompanitë nuk investonin në prodhim në SHBA.

 

Marrëveshja u mirëprit nga kompanitë kryesore farmaceutike, përfshirë AstraZeneca dhe GSK, të cilat kishin vonuar investime në Britani për shkak të kushteve rregullatore dhe komerciale të vendit.

 

AstraZeneca pezulloi një investim prej 200 milionë £ në qendrën kërkimore të Kembrixhit.

 

GSK njoftoi një paketë investimesh prej 30 miliardë dollarësh në SHBA gjatë pesë viteve të ardhshme.

 

Qeveria tha se marrëveshja garanton aksesin dhe furnizimin me ilaçe për dhjetëra mijëra pacientë të NHS dhe do të mundësojë që “trajtime të reja revolucionare” të arrijnë më shpejt te pacientët.

 

Ky pakt vjen gjashtë muaj pas marrëveshjes së mëparshme midis Kryeministrit britanik Keir Starmer dhe Presidentit Trump, që kufizonte tarifat për shumicën e eksporteve britanike në 10%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy