Gazetarët e AFP-së thanë se numëruan të paktën 30 trupa të nxjerrë nga rrënojat e qendrës së shkatërruar të rehabilitimit nga droga në kryeqytetin afgan, Kabul.
Ata shtuan se panë ndihmës mjekësorë që ndihmonin dhjetëra të plagosur mes kaosit dhe flakëve.
“Me të gdhirë, karrige, batanije, copa të shtretërve spitalorë dhe mbetje njerëzore mund të shiheshin midis rrënojave të nxirë të ndërtesës”, raportoi agjencia franceze.
Viktimat dyshohet se kanë vdekur ose janë plagosur në një qendër trajtimi për varësinë nga droga në kryeqytetin e Afganistanit, pas një sulmi ajror për të cilin qeveria talebane fajësoi Pakistanin.
Pakistani mohoi të ketë sulmuar ndonjë strukturë shëndetësore, duke thënë se kishte në shënjestër saktësisht “instalimet ushtarake dhe infrastrukturën mbështetëse të terroristëve në Kabul dhe në provincën lindore të Nangaharit”.



