Ministri izraelit i Mbrojtjes: Kemi vrarë zëdhënësin e Hamasit

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Kemi vrarë zëdhënësin e Hamasit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka pohuar se gjatë një sulmi të Izraelit është vrarë zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obeida. 

Katz tha se sulmi u krye ditën e shtunë, ndërsa deklaratat e tij u transmetuan nga media izraelite “Arutz Sheva”. “Urime IDF-së dhe Shin Bet-it për ekzekutimin e përsosur”, shprehet ai, duke iu referuar ushtrisë dhe shërbimit sekret. 

Më parë, Netanyahu tha se Izraeli kishte targetuar Abu Obeidën, por tha se nuk kishte konfirmim për fatin e tij.Ende nuk ka pasur asnjë koment nga Hamasi në lidhje me ngjarjen. 

Shumë eksponentë të tjerë të rëndësishëm të Hamasit janë nën shënjestër, ndërkohë që sulmet e Izraelit në Gaza sa vijnë dhe përshkallëzohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy