Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky planifikon të shkarkojë Vasyl Malyuk nga detyra e kreut të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, SBU, agjencisë më të të lartë të kundërzbulimit të shtetit, si pjesë e një riorganizimi të vazhdueshëm të qeverisë.
Më herët nga riorganizimi janë prekur dy zyrtarë të tjerë të inteligjencës, Kyrylo Bu danov dhe Oleh Ivashchenko, të cilëve u janë ngarkuar të tjera përgjegjësi. Bu danov ka pranuar të drejtojë zyrën e Presidentit, ndërsa Ivashchenko do të jetë shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake HUR.
Thuhet se Malyuk po lufton për të mbajtur postin e tij.
“Ka përpjekje për të larguar Malyuk, por ende nuk është vendosur asgjë”, tha një zyrtar ukrainas për POLITICO të shtunën. “Bisedimet janë ende duke vazhduar. Por nëse Malyuk del nga SBU, kjo do ta dobësojë seriozisht aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten”, shtoi zyrtari, të cilit iu dha anonimiteti për të diskutuar çështje të ndjeshme.
“Malyuk është në vendin e tij dhe rezultatet e shërbimit të sigurisë e vërtetojnë këtë. Ishte ai që e shndërroi SBU-në në një shërbim special efektiv që kryen operacione speciale unike dhe i jep Ukrainës ‘karta’ të forta në tryezën e negociatave”, tha zyrtari.



