Tentoi t’i shiste Sotheby’s artefakte të rreme, ekspertët zbulojnë faturat e falsifikuara

Tentoi t’i shiste Sotheby’s artefakte të rreme, ekspertët zbulojnë faturat e falsifikuara

Një 46-vjeçar britanik, Andrew Crowley, u dënua pasi tentoi t’i shiste shtëpisë prestigjioze të ankandeve Sotheby's katër statuja të lashta të rreme me dokumente të falsifikuara. 

 

Ai pretendoi se objektet ishin trashëguar nga gjyshi i tij dhe, nëse do të rezultonin autentike, vlera e tyre do të arrinte deri në 680 mijë paund.

 

Letra e treguar në gjyqin e Andrew Crowley

 

Mashtrimi u zbulua kur ekspertët mjeko-ligjorë konstatuan se faturat e paraqitura si dokumente të vitit 1976 ishin prodhuar me teknologji shtypi të shpikur pas vitit 2001. 

 

Ekspertët e Sotheby’s identifikuan gjithashtu gabime drejtshkrimore në dokumente. Gjykata e Southwark në Londër e dënoi Crowley me dy vite dënim me kusht, 200 orë punë të papaguar dhe pagesën e 1,630 paundëve shpenzime gjyqësore. 

 

Autoritetet dhe Sotheby’s e cilësuan rastin si një shembull të rëndësisë së verifikimit profesional në tregun e artit.

 

Statujë e rreme antike që Andrew Crowley u përpoq t'ia shiste Sotheby's

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy