Evropa Perëndimore përjeton qershorin më të nxehtë në histori, alarm për valët ekstreme të të nxehtit

Evropa Perëndimore përjeton qershorin më të nxehtë në histori, alarm për valët ekstreme të të nxehtit

Evropa Perëndimore ka regjistruar qershorin më të nxehtë që nga fillimi i matjeve, ndërsa temperaturat ekstreme dhe zjarret masive po godasin një pjesë të madhe të kontinentit. Sipas Shërbimit Evropian për Ndryshimet Klimatike Copernicus, temperaturat mesatare në rajon ishin 3.06°C mbi normalen klimatike, duke konfirmuar ndikimin në rritje të ndryshimeve klimatike.

 

Shkencëtarët paralajmërojnë se grumbullimi i vazhdueshëm i nxehtësisë në atmosferë dhe oqeane po sjell valë të nxehti gjithnjë e më intensive, me pasoja serioze për shëndetin e njerëzve, ekosistemet dhe infrastrukturën.

 

Në nivel global, qershori 2026 ishte 0.56°C më i ngrohtë se mesatarja e periudhës 1991–2020 dhe 1.39°C mbi nivelet paraindustriale, duke u renditur si qershori i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Edhe temperaturat e oqeaneve arritën nivele rekord.

 

Evropa Perëndimore po përballet me valën e tretë të të nxehtit brenda vetëm gjashtë javësh. Kushtet e thata kanë favorizuar përhapjen e zjarreve, ndërsa Bashkimi Evropian ka angazhuar zjarrfikës dhe avionë për të ndihmuar vendet më të prekura.

 

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, sipërfaqja e djegur në BE është 56% më e madhe se mesatarja e viteve të fundit. Në Francë janë shkrumbuar mbi 35 mijë hektarë, ndërsa në Spanjë mbi 55 mijë hektarë.

 

Në Barcelonë u regjistrua një rekord i ri me 40.5°C, ndërsa në Francë humbi jetën një zjarrfikës 22-vjeçar gjatë përballjes me flakët në Alpe.

 

Edhe Mbretëria e Bashkuar po përjeton temperatura të pazakonta, me parashikime deri në 34°C dhe net tropikale që kanë sjellë vështirësi të mëdha për gjumin e popullsisë. Meteorologët britanikë theksojnë se këto fenomene janë një tregues i qartë i ndikimit të ndryshimeve klimatike.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 200 mijë persona kanë humbur jetën nga nxehtësia në Evropë gjatë katër viteve të fundit. Ekspertët rekomandojnë masa urgjente përshtatëse, si zgjerimi i hapësirave të gjelbra, krijimi i qendrave të freskimit, mbrojtja e ndërtesave nga nxehtësia dhe forcimi i sistemeve shëndetësore.

 

Analizat tregojnë se qytetet me më shumë pemë janë dukshëm më të freskëta gjatë valëve të të nxehtit, ndërsa zonat urbane me pak gjelbërim përballen me temperatura më të larta dhe rrezik më të madh për shëndetin e banorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy