Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është dënuar me 27 vjet e tre muaj burgim, pasi u shpall fajtor për komplot për grusht shteti ushtarak.
Ata vendosën se ai ishte fajtor për udhëheqjen e një komploti që synonte ta mbante në pushtet pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj rivalit të tij të krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva.
Katër nga gjyqtarët e shpallën fajtor, ndërsa njëri votoi për ta liruar nga akuzat.
Avokatët e Bolsonaros e kanë cilësuar dënimin të tepruar dhe kanë thënë se do të paraqesin ankesat e duhura.
Paneli i Gjykatës së Lartë gjithashtu e ndaloi atë të kandidonte për poste publike deri në vitin 2033.
Bolsonaro, i cili u vu në arrest shtëpiak pasi u konsiderua si rrezik për t’u arratisur, nuk mori pjesë personalisht në këtë fazë të fundit të gjyqit.



