
Kompania Ford Motor ka pezulluar nga puna TJ Sabula, punonjësin i cili e quajti Presidentin amerikan Donald Trump një “pronar pedofil” gjatë një vizite në një fabrikë në Dearborn të martën.
Presidenti reagoi duke i treguar atij gishtin e mesëm.
Në një intervistë me Washington Post, Sabula tha se për sa i përket kritikave të tij, ai nuk kishte asnjë keqardhje.
Por ai tha se ishte i shqetësuar për sigurinë e punës së tij pas incidentit, duke pretenduar se ishte shënjestruar për hakmarrje politike dhe për turpimin e Trump para miqve të tij.
Ndërkohë, dy faqe GoFundMe kanë mbledhur gati 800.000 dollarë për punonjësin e pezulluar.



