Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i "Jurassic Park", Sam Neill

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i "Jurassic Park", Sam Neill

Aktori i njohur neozelandez Sam Neill, i cili u bë i famshëm në mbarë botën me rolin e Dr. Alan Grant në filmin "Jurassic Park", ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, njofton BBC. 

 

 Lajmi u bë i ditur të hënën përmes një deklarate të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. 

 

Neill ndërtoi një karrierë të pasur në kinematografi, duke interpretuar në filma të vlerësuar me çmime dhe me sukses të madh komercial, si "The Piano", "Jurassic Park", "The Hunt for Red October", "Event Horizon" dhe serialin "Peaky Blinders".

 

Në vitin 2023, aktori zbuloi se ishte diagnostikuar me një formë agresive të limfomës jo-Hodgkin.

 Pas disa viteve trajtim, në prill të këtij viti ai njoftoi se ishte shëruar nga kanceri falë terapisë me qeliza CAR-T.

 

"Sapo bëra një skanim dhe nuk kam më kancer në trup. Është diçka e jashtëzakonshme," kishte deklaruar ai për median australiane 7 News.

 

Në deklaratën e familjes thuhet se Neill ndërroi jetë papritur në Sydney, i rrethuar nga njerëzit e tij më të afërt.

 

"Me trishtim të thellë, familja e Sam Neill njofton ndarjen e tij nga jeta të hënën, më 13 korrik, në Sydney, Australi. Sam ishte i rrethuar nga familja dhe u largua nga kjo jetë me dinjitetin që e karakterizoi gjithmonë. Humbja ishte e papritur, por na ngushëllon fakti që ai mbeti pa kancer. Falënderojmë stafin e Spitalit Privat St Vincent për kujdesin e jashtëzakonshëm", thuhet në deklaratë. 

 

Familja ka kërkuar që në këtë moment të respektohet privatësia e saj, ndërsa ka bërë të ditur se detaje të tjera do të publikohen në ditët në vijim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy