9 të vdekur pas shpërthimit në një laborator kokaine në Kolumbi

9 të vdekur pas shpërthimit në një laborator kokaine në Kolumbi

Një shpërthim në një laborator kokaine vrau nëntë persona të premten në Kolumbi. 

 

Shpërthimi ndodhi në Narino, në jugperëndim të vendit, në një zonë prodhuese të kokainës e banuar nga populli indigjen Awa dhe e mbushur me grupe të armatosura ilegale. Tetë persona u plagosën.

 

Viktimat punonin për Koordinatorin Kombëtar të Ushtrisë Bolivariane, një fraksion i ish-grupit gueril FARC, tashmë i shpërbërë. Një hetim paraprak zbuloi se një bombol gazi shpërtheu ndërsa po përdorej për prodhimin e drogës.

 

Për shkak të gabimit njerëzor dhe përdorimit të gabuar të bombolave të gazit… vendi u përfshi nga flakët brenda pak sekondash,” thuhej në një deklaratë të grupit. 

 

Rajoni ka qenë prej dekadash kyç për trafikimin e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara, dhe kontrabandistët e drogës kanë forcuar kontrollin e tyre lokal me ndihmën e kartelave meksikane.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy