Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht lidhur me zhvillimet më të fundit rreth Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Përmes një deklarate, BE-ja ka mirëpritur vendimin e Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, për ta kthyer ligjin për rishqyrtim në Kuvend, ndërsa ka përcjellë një mesazh të qartë dhe të prerë për autoritetet në Prishtinë që të mos bëjnë asnjë lëvizje pa u konsultuar paraprakisht me bllokun europian.
Në reagimin e tij, Bashkimi Evropian ka ritheksuar shqetësimin e thellë që mbizotëron në qarqet diplomatike lidhur me nismën për ndryshimin e këtij ligji.
BE-ja i ka kujtuar Kosovës detyrimet ndërkombëtare dhe frymën e shkëmbimit të letrave të vitit 2014 ndërmjet Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës.



