Drejt miratimit plani për Gazën/ Dritë jeshile pushtimit edhe nga Trump

Drejt miratimit plani për Gazën/ Dritë jeshile pushtimit edhe nga Trump

Deri në shtator, gati gjysmë milioni njerëz në Gaza do të jenë në një gjendje urie katastrofike. 

Të enjten pasdite, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit pritet të miratojë planin e Netanjahu-t për pushtimin e plotë të enklavës pavarësisht mosmarrëveshjeve të brendshme dhe zërave që paralajmërojnë se ky veprim do të zgjasë luftën për një kohë të pacaktuar dhe do ta " çojë Izraelin në prag të humbjes"

Gazetari izraelit Gideon Levy lëshon një paralajmërim të fundit përmes Haaretz, për atë që do të vijë.

"Nëse ky plan zbatohet plotësisht, e enjtja do të mbahet mend si dita kur u lëshua urdhri i shfarosjes. Njerëzit mund të mësojnë për këtë ditë në orën e historisë, ashtu siç mësojnë për data të tjera në të cilat u vendos fati i një populli. Emrat e vendimmarrësve do të turpërohen", paralajmëroi gazetari izraelit Gideon Levy.

Ajo që thekson Levy është se nëse për zhvendosjen me forcë dhe të dhunshme të palestinezëve në vitin 1948, u deshën dekada për të gjetur prova se kishte një urdhër të qartë nga udhëheqja izraelite për të zbrazur tokën nga banorët e saj indigjenë me qëllim themelimin e shtetit izraelit, tani 75 vjet më vonë njoftimi përkatës po bëhet në mes të ditës.

Duke cituar burime qeveritare, shtypi izraelit parashikon unanimisht një zgjerim të operacioneve ushtarake, duke përfshirë bastisjet në zonat ku mund të mbahen pengje, pa përjashtuar zonat me përqendrime të mëdha të popullsisë civile. I pyetur nga gazetarët nëse mbështet planin Netanjahu për pushtimin e plotë të Gazës, Trump shmangu një përgjigje të drejtëpërdrejtë por tha se përpjekja e SJBA do të fokusohet të ndihma për popullsinë civile. 

"Kjo varet kryesisht nga Izraeli. Jemi të përqendruan në ndihmën për ushqyerjen e popullsisë në Gaza, e cila po përjeton qartë vështirësi dhe uri", tha presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Në përgjithësi, plani do të zgjasë katër deri në pesë muaj për t'u zbatuar, do të përfshijë vendosjen e forcave izraelite në Gazën qendrore dhe do të përfshijë gjithashtu bashkëpunimin me SHBA-në për të zhvendosur palestinezët në struktura "të mbrojtura".

Duke ndërtuar një kamp të vogël ku do të ngjeshen dy milionë banorë në një burg masiv udhëheqja izraelite shpreson t'i detyrojë palestinezët të ikin në vendet fqinje me pëlqimin ose jo të regjimeve arabe. 

Në ditët e fundit, presioni ndaj kryeministrit është përshkallëzuar, pasi Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez publikuan video që tregojnë dy pengje izraelite në tunelet e Hamasit. Imazhet kanë shkaktuar reagime emocionale dhe zemërim në Izrael dhe më gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy