Samit për klimën pa SHBA-në/ 60 vende, politikanë, shkencëtarë dhe akademikë, mblidhen në Kolumbi

Samit për klimën pa SHBA-në/ 60 vende, politikanë, shkencëtarë dhe akademikë, mblidhen në Kolumbi

Liderë dhe zyrtarë të lartë të 60 vendeve të botës u takuan këtë javë një samit të rëndësishëm për klimën. 

 

Kolumbia dhe Holanda bashkëkryesuan samitin gjashtëditor. 

 

“Testi tani është si t’i vëmë në praktikë këto masa pa vonesa. Është e vështirë. Nuk do ta zgjidhim brenda natës, por duhet ta fillojmë”, tha ministrja për klimën në Holandë, Stientje Van Veldhoven. 

 

Në këtë samit, Kolumbia dhe Holanda nuk i kishin dërguar ftesë SHBA-ve. Shumë zyrtarë qeveritarë, akademikë, shkencëtarë dhe aktivistë e kanë cilësuar të suksesshëm samitin sepse shmangu OKB-në, ku disa vende ngadalësojnë përpjekjet për të shkuar drejt energjisë së rinovueshme. 

 

Në samitin e shkuar në Brazil, një vendet prodhuese të naftës penguan arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara janë tërhequr tërësisht nga përpjekjet globale për klimën. Ndërsa lufta e Iranit ka rivizatuar hartën globale të energjisë, vendet janë të ndara nëse duhet të përshpejtojnë përdorimin e burimeve të rinovueshme apo të dyfishojnë përdorimin e naftës dhe gazit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy