Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se hetimet e para sugjerojnë që co-piloti i cili theri me thikë kapitenin dhe tentoi të rrëzonte avionin e linjës Dubai–Tel Aviv, i ishte nënshtruar një “indoktrinimi radikal islamik”, bën të ditur BBC.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bordin e fluturimit FZ1073 të kompanisë Flydubai. Avioni tip Boeing 737 MAX 8, që transportonte 174 pasagjerë, u zhyt me shpejtësi frikshme duke humbur rreth 5,200 metra lartësi brenda pak minutave, pasi agresori mori kontrollin e mjetit fluturues.
Katastrofa u shmang pasi pasagjerët dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit arritën ta neutralizonin sulmuesin.
Netanyahu u shpreh për mediat ndërkombëtare se ishte "shumë e mundshme" që sulmuesi, i identifikuar si shtetas nga Omani, të rrëzonte plotësisht aeroplanin.
Ai shtoi se pasi u lidh nga ekuipazhi, omani bërtiste "më vritni, më vritni", gjë që sipas tij vërteton qëllimet e tij vetëvrasëse dhe terroristet.
Ndërkohë, agjencia shtetërore e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) njoftoi se ka nisur hetimet për të përcaktuar lidhjet e mundshme me aktivitete terroriste.
Avioni bëri një ulje të detyruar në Tabuk të Arabisë Saudite. Ministria e Brendshme saudite njoftoi se si kapiteni ashtu edhe co-piloti u nisën mbraptshëm drejt EBA-së pasi morën ndihmën e parë mjekësore.
Sipas rregullave, pilotët nga vendet që nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin (siç është Omani) nuk lejohen të fluturojnë drejt Tel Avivit. Netanyahu pranoi se këtu kishte një "boshllëk sigurie" që po hetohet në bashkëpunim me Emiratet.
I pyetur nëse Irani ka gisht në këtë ngjarje, kryeministri izraelit tha se "
Kapiteni i fluturimit, shtetasi indian Smit Machchhar, u shpall një "hero i vërtetë" nga Netanyahu dhe Kryeministri i Indisë, Narendra Modi.
Megjithëse i plagosur rëndë dhe me humbje të mëdha gjaku, Kapiteni Machchhar luftoi me sulmuesin dhe arriti të hapte derën e kabinës, duke lejuar pasagjerët dhe dy pilotë të tjerë pasagjerë që të ndërhynin, të prandalonin tragjedinë dhe të ulin avionin shëndoshë e mirë.
Ambasada indiane konfirmoi se ai ka kryer një operacion dhe gjendja e tij tashmë është e stabilizuar.



