Të paktën 900,000 njerëz janë evakuuar në Kinë, veçanërisht në Wenzhou, 400 km në jug të Shangait, ndërsa po afrohet tajfuni Bavi dhe shirat e rrëmbyeshëm që e shoqërojnë atë.
Më në veri, reshjet e dendura të shiut e kanë detyruar Pekinin të evakuojë më shumë se 100,000 njerëz.
Në Filipine, të cilat u goditën në fillim të kësaj jave, pesëmbëdhjetë persona humbën jetën pas dy rrëshqitjeve të tokës.



