Plani i paqes për Ukrainën/ 15 këshilltarë sigurie mblidhen në Kiev

Plani i paqes për Ukrainën/ 15 këshilltarë sigurie mblidhen në Kiev

Kievi ka organizuar një takim gjatë së shtunës me 15 këshilltarë ndërkombëtarë të lartë të sigurisë, për të diskutuar në lidhje me planin e paqes së Ukrainës. Presidenti ukrainas.

 

Volodymyr Zelensky tha se negociatat janë drejt fundit, dhe shpreson se një marrëveshje paqeje do të arrihet , pavarësisht se çështjet territoriale dhe pretendimeve ruse për pengesa vijojnë të jenëtë pazgjidhura. 

 

Sipas Zelensky-t ky është një moment vendimtar diplomatic për Ukrainën.

 

Përgatitjet kanë përfunduar, ndërsa Ukraina po shkon drejt një serie të rëndësishme takimesh me drejtues të NATO-s, Evropës dhe Amerikës. Nga këshilltarët e sigurisë kombëtare dhe shefat ushtarakë deri te udhëheqësit evropianë, Kievi do të zhvillojë bisedime të përqendruara në paqe, garancitë e sigurisë dhe mbështetjen e qëndrueshme perëndimore. 

 

Lajmi u konfirmua edhe nga kryenegociatori i Ukrainës, Rustem Umerov.

 

Këshilltarët e sigurisë kombëtare nga vendet evropiane kanë mbërritur në Kiev. Na pret një ditë pune e ngjeshur, pasi do të diskutojmë rreth çështjeve të sigurisë dhe ekonomike, gjithashtu edhe koordinimin e hapave të mëtejshëm me partnerët tanë.

 

Po në lidhje me bisedimet intensive për paqen në Ukrainë, gjatë javës së ardhshme pritet që udhëheqësit e koalicionit të vullnetshmëve të mblidhen në Francë.

 

Ndërkohë një ditë më parë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky emëroi shefin e inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov si kreun e zyrës së tij, pas dorëheqjes së ndihmësit të lartë Andriy Yermak për shkak të një skandali korrupsioni. Pavarësisht zhvillimeve dhe negociatat, Kievi ka vijuar sulmet mbi Rusi, duke shënjestruar vetëm objektiva ushtarake, kurse Rusia vijon të deklarojë se ka pushtuar plotësisht rajone të Donetskut.

 

Ukraina urdhëroi evakuimin e mijëra fëmijëve dhe prindërve të tyre nga vendbanimet në vijën e frontit në rajonet Zaporizhzhia dhe Dnipropetrovsk, ku trupat ruse kanë përparuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy