Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të kandidojë për një mandat të ri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Izrael, të cilat pritet të zhvillohen deri në fund të muajit tetor.
Lajmi u bë i ditur këtë të mërkurë nga partia e tij, Likud, përmes një njoftimi në rrjetin Telegram.
Netanyahu, 76 vjeç, do të jetë sërish kandidat i Likud për postin e kryeministrit.
“Ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme dhe, me ndihmën e Zotit, do t’i fitojë ato”, deklaroi partia në njoftimin zyrtar.
Njoftimi vjen në një moment të rëndësishëm për politikën izraelite, ndërsa vendi po përgatitet për një tjetër garë elektorale me ndikim të madh



