Japonia në alarm nga sulmet e arinjve, miratohet plan kombëtar emergjence

Japonia në alarm nga sulmet e arinjve, miratohet plan kombëtar emergjence

Qeveria japoneze ka miratuar planin e parë kombëtar për kontrollin e popullatës së arinjve, duke synuar arritjen e bashkëjetesës midis njerëzve dhe jetës së egër deri në vitin 2030.

 

Iniciativa vjen në përgjigje të një emergjence të paprecedentë, pasi në vitin fiskal 2025, u regjistruan 237 sulme dhe 13 vdekje, numri më i lartë në dekada, i shoqëruar nga një zgjerim prej 30-40% në zonat e arinjve gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit. 

 

Plani, i koordinuar nga nëntë ministri, shënon një ndryshim të konsiderueshëm nga politikat e kaluara: nga një qasje që përqendrohej në kapjen e arinjve vetëm pas shikimit, në një qasje që synonte kufizimin e numrit të tyre. 

 

Qëllimi është të zvogëlohet popullata e arinjve të zinj aziatikë në 62-67% të niveleve aktuale në rajonet Tohoku, Kanto dhe Chubu, zonat më të prekura nga incidentet, përmes eliminimit vjetor të afërsisht 20% të numrit të vlerësuar. 

 

Njëkohësisht, autoritetet lokale kanë ngritur alarmin për zgjimin e afërt nga letargjia dimërore. 

 

Në prefektura si Iwate, ku ndodhi një sulm ndaj një alpinisti në muajin mars, buletinet e sigurisë janë lëshuar më herët se zakonisht, duke u kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes ekstrem dhe duke u kujtuar atyre se arinjtë, që dalin nga letargjia në kërkim të ushqimit, kanë tendencë të shfaqin sjellje agresive. 

 

Për të adresuar emergjencën, qeveria synon të rrisë në mënyrë drastike burimet operacionale, ku personeli i dedikuar do të trefishohet në 2500, ku kurthet me kafaze do të dyfishohen në 10.000. 

 

Ne do t’i japim përparësi sigurisë publike”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit Minoru Kihara, duke theksuar nevojën për një sistem reagimi të koordinuar. 

 

Megjithatë, mbeten pyetje në lidhje me zbatimin efektiv të këtyre masave. Sipas Profesor Kiyoshi Yamauchi të Universitetit Iwate, një ekspert i menaxhimit të jetës së egër, i cili i tha gazetës Yomiuri Shinbun, plani i veprimit, i hartuar në vetëm katër muaj, përcakton objektiva numerikë pa detajuar formimin e ekipit: “Vendosja e një afati është një hap i rëndësishëm, por efektiviteti i masave do të kërkojë përgjegjësi të drejtpërdrejtë të qeverisë dhe përditësime të vazhdueshme.” 

 

Këto shqetësime ndahen edhe nga shoqatat lokale të gjuetisë, të cilat theksojnë se rritja e personelit rrezikon të jetë joefektive pa aftësi dhe përvojë të mjaftueshme në terren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy