Zvicër/ Një ortek përmbys trenin në Valais, dhjetëra të plagosur

Zvicër/ Një ortek përmbys trenin në Valais, dhjetëra të plagosur

Një situatë e rëndë ka përfshirë transportin hekurudhor në Zvicër, ku dy incidente të ndodhura brenda pak orësh kanë shkaktuar panik, të plagosur dhe ndërprerje të shumta të qarkullimit të trenave.

 

Ngjarja më e rëndë u regjistrua mëngjesin e së hënës rreth orës 07:00 në kantonin e Valais, në linjën Frutigen–Brig, mes Goppenstein dhe Brig. Një tren që ishte nisur nga Spiez doli nga shinat pasi u godit nga një ortek.

 

Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin rreth 80 pasagjerë, ndërsa rreth 30 persona u evakuuan. 

 

Raportohet për disa të plagosur, fatmirësisht pa rrezik për jetën. Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në zonë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

 

Sipas autoriteteve zvicerane, rreziku i ortekëve në Valais është aktualisht në nivelin 4 nga 5, një shkallë e lartë alarmi që ndodh rrallë. Situata mbetet nën monitorim, ndërsa ekipet teknike po punojnë për rikthimin e plotë të qarkullimit hekurudhor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy