Tragjedia në Crans Montana/ Prokuroria nis hetimet për zjarrvënie të qëllimshme

Tragjedia në Crans Montana/ Prokuroria nis hetimet për zjarrvënie të qëllimshme

Të paktën 47 persona kanë humbur jetën dhe mbi 110 të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje kritike, pas një zjarri shkatërrues që shpërtheu natën e Vitit të Ri në lokalin “Le Constellation” në Crans-Montana të Zvicrës, ndërkohë që hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme të Zvicrës janë përnqëndruar në zbulimin e shkaqeve të zjarrit.

 

Zyra e Prokurorit Federal të Valais  ka hapur një hetim për vrasje, sulm dhe zjarrvënies së qëllimshme. Mësohet se pronarët e barit, një çift francez, nuk janë akuzuar zyrtarisht, por dëshmitë fillestare dhe videot e filmuara në natën e Vitit të Ri tregojnë se siguria në lokal linte për të dëshiruar.

 

"Hetimi do të përcaktojë, nëse lokali kishte të gjithë parametrat e sigurisë dhe nëse ishte instaluar siç duhet. Për shkak se pjesa më e madhe e lokalit përbëhej nga druri, flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar tragjedinë”, tha Prokurorja e Përgjithshme Beatrice Pilloud. 

 

Sipas hetuesëve, në momentin e rënies së zjarrit, sistemi i shuarjes së zjarrit nuk është aktivizuar, , madje mendohet se nuk ka pasur një sistem të tillë të instaluar  në bar. Kur ra zjarri në orën 1:30 të mëngjesit, turma e të njerëzve gjeti të vetmen rrugë shpëtimi në shkallët që të çonin në katin e sipërm, shkallët e të cilave nuk janë më shumë se një metër ose një metër e gjysmë të gjera. 

 

Viktimat humbën jetën për shkak të asfiksimit dhe në përpjekje për të dalë, kanë shtypur njëri tjetrin. Tri ditë pas tragjesidsë, pronari dhe menaxheri 49-vjeçar francez i diskos Le Constellation në Crans-Montana, Zhak Moreti, tha se ndodhet në gjendje shoku.

 

Jemi në gjendje shoku, shumë keq. Gjatë dhjetë viteve të fundit, lokali është inspektuar dhe kontrolluar tre herë, për elementët e sigurisë. Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ndihmuar hetimet. Në këtë proces janë përfshirë edhe avokatët tanë.

 

Le Constellation ishte i njohur si një vend i frekuentuar nga të rinjtë dhe turistët, veçanërisht gjatë aktiviteteve me ski dhe mbrëmjeve speciale. Tragjedia ka tronditur komunitetin lokal dhe ka hapur debat mbi standardet e sigurisë dhe materialet e përdorura në ambiente të ngjashme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy