Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas vitit 2007

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas vitit 2007

Maldivet kanë ndaluar pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas 1 janarit 2007.

 

"Sipas dispozitës së re, është e paligjshme për këdo që ka lindur më 1 janar 2007 ose pas tij, të blejë, përdorë ose shesë produkte duhani në Maldive. Ndalimi vlen për të gjitha format e duhanit dhe shitësit me pakicë duhet të verifikojnë moshën para se të shesin ", deklaroi ministria. 

 

Po ashtu ministria shtoi se kjo masë u lançua nga Presidenti Mohamed Muizzu në fillim të këtij viti dhe synon të mbrojë shëndetin publik dhe të promovojë një  brez pa duhan.

 

Masa vlen edhe për vizitorët e këtij vendi, i famshëm për turizmin e tij luksoz.

 

Shitja e produkteve të duhanit një të mituri dënohet me një gjobë prej 50,000 rufija (afërsisht 2800 euro).

 

Mbretëria e Bashkuar po shqyrton gjithashtu një ndalim të ngjashëm të duhanit për brezat e rinj, ndërsa Zelanda e Re, vendi i parë që miratoi një ligj të tillë kundër pirjes së duhanit e shfuqizoi atë në nëntor 2023, më pak se një vit pas futjes së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy