Fenomeni El Niño ka nisur zyrtarisht. Kështu bënë me dijee shkencëtarët amerikanë, duke paralajmëruar se ai mund të sjellë temperatura më të larta në nivel global dhe kushte ekstreme të motit.
Sipas National Oceanic and Atmospheric Administration, temperaturat e sipërfaqes së detit në Paqësorin tropikal janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit, duke kaluar pragun e nevojshëm për shpalljen e një episodi El Niño.
Parashikimet tregojnë se ky fenomen mund të jetë ndër më të fortët e regjistruar ndonjëherë, me ndikime që pritet të ndihen gjatë viteve të ardhshme.
Ekspertët paralajmërojnë se, i kombinuar me ngrohjen globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, El Niño mund të sjellë një tjetër vit me temperatura rekord në botë, si dhe të ndikojë në mot, prodhimin e ushqimit dhe ekonominë globale. S



