Britania e Madhe ka fituar çështjen gjyqësore ndaj Ruandës lidhur me marrëveshjen e dështuar për transferimin e azilkërkuesve.
Një gjykatë ndërkombëtare vendosi se Londra nuk është e detyruar t’i paguajë Ruandës më shumë se 100 milionë paund, siç kërkonte pala ruandeze.
Marrëveshja, e nënshkruar nga qeveria e mëparshme konservatore, parashikonte dërgimin në Ruandë të azilkërkuesve që kishin mbërritur ilegalisht në Britani.
Megjithatë, ajo u anulua nga kryeministri Keir Starmer menjëherë pas marrjes së detyrës.
Gjatë seancës në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Hagë, përfaqësuesit britanikë argumentuan se ishte e pritshme që qeveria e re laburiste të hiqte dorë nga plani dhe se nuk kishte detyrime për pagesa të mëtejshme.
Nga ana tjetër, Ruanda pretendoi se kishte kryer shpenzime të konsiderueshme për zbatimin e marrëveshjes dhe akuzoi Londrën për shkelje të detyrimeve kontraktuale.
Gjykata vendosi në favor të Britanisë, duke rrëzuar kërkesat e Ruandës për dëmshpërblim.



