“Mjaft me ‘të mirët’”, Trump kërcënon Iranin me masa të reja dhe aludon për sulme

“Mjaft me ‘të mirët’”, Trump kërcënon Iranin me masa të reja dhe aludon për sulme

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer retorikën e ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar masa të reja presioni dhe opsione ushtarake nëse Teherani nuk pranon një marrëveshje për programin bërthamor. 

 

Në një postim në platformën Truth Social, ai i bëri thirrje Iranit të “veprojë me zgjuarsi” dhe të arrijë një marrëveshje sa më shpejt, duke lënë të kuptohet se në të kundërt mund të rikthehen operacione ushtarake amerikane dhe izraelite.

 

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përfshirë Wall Street Journal, Trump ka udhëzuar bashkëpunëtorët e tij të përgatiten për një strategji presioni afatgjatë ndaj Iranit, që përfshin shtrëngim të mëtejshëm ekonomik dhe kufizime mbi eksportet e naftës, përfshirë edhe bllokime të mundshme detare. 

 

Burime pranë administratës amerikane thonë se ai po e konsideron këtë qasje si më të qëndrueshme krahasuar me opsionet e tjera ushtarake ose tërheqjen e plotë.

 

"Mjaft me njerëz të mirë": Trump kërcënon Iranin me sulme të reja-1

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy