John Bolton shpallet fajtor për keqpërdorim të dokumenteve sekrete

John Bolton shpallet fajtor për keqpërdorim të dokumenteve sekrete

Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare (NSA), John Bolton, u shpall fajtor në gjykatën federale për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara.

 

Ndaj Bolton ishin ngritur 18 akuza që lidhen me trajtimin e papërshtatshëm të materialeve të klasifikuara. Në gjykatën e Maryland-it, ai pranoi vetëm akuzën për mbajtje të paligjshme të informacionit të klasifikuar. 

 

Sipas mediave amerikane, dokumentet që ai ka pasur në posedim përfshinin shënime ditari që përmbanin informacione të mbrojtjes kombëtare, disa prej të cilave të klasifikuara në nivelin tepër sekret.

 

Bolton pranoi një marrëveshje, në kuadër të së cilës duhet të paguajë një gjobë prej 2.25 milionë dollarësh.

 

Bolton duhet ta bëjë gjysmën e kësaj pagese brenda pesë ditëve nga dënimi dhe pagesën e plotë brenda 90 ditëve nga dënimi.

 

Bolton mund të përballet me deri në pesë vjet burg, megjithëse marrëveshja e pranimit të fajësisë mund ta ndihmojë atë të shmangë mbylljen në qeli. 

 

Pasi gjykatësi lexoi akuzat kundër Boltonit në gjykatë, duke përfshirë edhe dërgimin e shënimeve të ditarit me informacione të ndjeshme anëtarëve të familjes së tij, Bolton tha se akuzat qëndronin, raportoi CBS News.

 

Bolton u shkarkua nga administrata e parë e Trump në vitin 2019. Një vit më pas, ai botoi një libër në të cilin rrëfeu periudhën e punës me presidentin republikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy