Digjet kisha 154 vjeçare në Amsterdam

Digjet kisha 154 vjeçare në Amsterdam

Kisha historike Vondelkerk e Amsterdamit u shkatërrua kryesisht pasi një zjarr i madh përfshiu monumentin 154-vjeçar në orët e para të mëngjesit të së enjtes. 

 

Shërbimet e emergjencës u njoftuan menjëherë pas përfundimit të festimeve të Vitit të Ri. Rreth orës 2:30 të mëngjesit, maja 50 metra e kishës dhe pjesë të mëdha të çatisë ishin shembur. 

 

Zjarrfikësit luftuan me flakët për orë të tëra ndërsa tymi dilte nga struktura neo-gotike, me pamje që tregonin ekipet që po e shuanin ndërtesën nga kënde të shumta ndërsa zjarri përhapej me shpejtësi nëpër brendësinë dhe çatinë e saj prej druri.

 

Kulla dhe një pjesë qendrore e kishës janë shembur, po kështu edhe një pjesë e çatisë.

 

Një inxhinier strukturor ka përcaktuar se nuk ka rrezik të mëtejshëm shembjeje, raporton Rajoni i Sigurisë Amsterdam-Amstelland.

 

Autoritetet thanë se pjesa e jashtme prej guri mbetet në këmbë, por pjesa e brendshme është shkatërruar plotësisht dhe nuk mund të shpëtohet. Ka dyshime se shkak i zjarrit mund të kenë qenë fishekzjarrët e hedhur nga qytetarët, por zyrtarët  thanë se shkaku mbetet nën hetim. Nuk u raportuan të lënduar, megjithëse banorët e afërt u evakuuan si masë paraprake.

 

Pak para orës 9:00 të mëngjesit, rajoni i sigurisë raportoi se zjarri në kishë ishte ende duke u përhapur dhe jo nën kontroll, për këtë arsye edhe familjet që ishin evakuuar i njoftuan të mos ktheheshin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy