Grupet rebele në Etiopi bashkohen në një koalicion të madh për të rrëzuar qeverinë

Grupet rebele në Etiopi bashkohen në një koalicion të madh për të rrëzuar qeverinë

Grupet rebele në Etiopi bashkohen në një aleancë për të rrëzuar qeverinë e Abiy Ahmed, sipas një njoftimi të bërë publik nga BBC. 

 

Koalicioni i ri, i quajtur "Aleanca për Mbijetesë", bashkon për herë të parë shtatë grupime të armatosura, përfshirë milicinë Fano të Amharës, Ushtrinë Çlirimtare Oromo (OLA) dhe Frontin Çlirimtar Popullor Tigray (TPLF), të cilët historikisht kanë luftuar edhe kundër njëri-tjetrit. 

 

Në një deklaratë të përbashkët, aleanca akuzon kryeministrin Abiy Ahmed për udhëheqjen e një politike të "luftës, gjenocidit dhe varfërisë absolute", duke pretenduar se vendi rrezikon shpërbërjen e plotë. 

 

Koalicioni i ri shtrihet në gjashtë nga 12 rajonet e Etiopisë (përfshirë Somalinë, Afar dhe Benishangul-Gumuz), duke përfaqësuar gjysmën e strukturës federale etnike të vendit. 

 

Zëdhënësi i një prej grupeve, Abdikadir Addaani Hirmooge, deklaroi për BBC se qeveria ka shkelur marrëveshjet e paqes dhe se objektivi i tyre është "vetëvendosja dhe vetëqeverisja e vërtetë" e komuniteteve. 

 

Ky bashkim vjen pas vitesh konfliktesh të përgjakshme që lanë qindra mijëra të vdekur, veçanërisht në rajonin e Tigray-t. 

 

Ndonëse kryeministri Abiy Ahmed deklaroi më herët para ligjvënësve se ka besim të plotë te forcat mbrojtëse dhe "nuk ka asnjë fije frike për sovranitetin", ky koalicion vlerësohet si një nga sfidat më të mëdha politike dhe ushtarake për pushtetin e tij që nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy