
Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jimenez, humbën jetën në një aksident ajror në Kolumbi të shtunën, më 10 janar.
Sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Paipa në departamentin e Boyaca.
Videot e postuara në mediat sociale tregojnë avionin teksa përpiqej të fitonte lartësi gjatë ngritjes dhe më pas duke u rrëzuar me shpejtësi të lartë në një fushë përtej pistës, për të shpërthyer më tej në flakë.
Shkaku i rrëzimit është ende i panjohur dhe nën hetim, megjithëse dëshmitarët flasin për një defekt të mundshëm të motorit.
Gjashtë viktimat përfshijnë këngëtarin 34-vjeçar Yeison Jimenez, piloti dhe katër anëtarë të stafit të këngëtarit, përfshirë menaxherin e tij. Këngëtari thuhet se i kishte mbijetuar një rrëzimi avioni në të kaluarën, pak para lindjes së djalit të tij.
Edhe në atë rast, avioni pati defekt në motor menjëherë pas ngritjes, por asokohe u arrit të bëhej një ulje emergjente brenda pak minutash.



