Kallas: Lufta me Iranin mund të dëmtojë Ukrainën

Kallas: Lufta me Iranin mund të dëmtojë Ukrainën

Kriza në Lindjen e Mesme mund të minojë aftësinë e Ukrainës për t’i rezistuar agresionit rus, paralajmëroi të enjten diplomatja më e lartë e Bashkimit Europian. 

 

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas u tha gazetarëve, para një samiti virtual të ministrave të jashtëm të BE-së dhe homologëve të tyre në Gjirin Persik, se konflikti i Iranit pati një ndikim të qartë në luftën në Ukrainë, duke varfëruar rezervat globale të aftësive të mbrojtjes ajrore, si interceptorët e dronëve. 

 

Ka aftësi mbrojtëse që nevojiten në Ukrainë, të cilat tani po zhvendosen edhe në Lindjen e Mesme. Ekziston edhe çështja e zinxhirëve të furnizimit, aftësitë që i nevojiten Ukrainës, tani edhe Lindjes së Mesme i duhen kur bëhet fjalë për mbrojtjen ajrore.

 

Irani ka sulmuar fqinjët e tij me dronë dhe raketa në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve amerikane dhe izraelite në vend. Shtetet e Gjirit, si Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë konsumuar rezervat e tyre të mbrojtjes ajrore në një përpjekje për të zmbrapsur bombardimet. 

 

Kallas paralajmëroi se rritja e çmimeve të naftës për shkak të luftës mund t’i sjellë dobi Moskës.

 

Kur çmimi i naftës rritet, i sjell dobi Rusisë që të financojë luftën e saj”, tha ajo. 

 

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin e tyre më të lartë që nga korriku i vitit të kaluar, pas sulmeve të udhëhequra nga Uashingtoni në Teheran. 

 

Kallas sugjeroi se Ukraina mund të përdorë ekspertizën e saj në mbrojtjen nga dronët dhe raketat ruse për të ndihmuar vendet e Gjirit të “luftojnë” kundër Iranit. 

 

Ne shohim të njëjtat dronë që sulmojnë Kievin çdo ditë, po sulmojnë Lindjen e Mesme. Ukraina mund t’i ndihmojë vendet e Gjirit sepse ato kanë zhvilluar interceptorë dronësh dhe mbrojtje nga dronët.

 

Kallas shtoi se kjo çështje do të ngrihet në takimin virtual të së enjtes me ministrat e jashtëm të Gjirit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy