Mbretëria e Bashkuar do të organizojë Kupën e Botës për Femra në 2035

Mbretëria e Bashkuar do të organizojë Kupën e Botës për Femra në 2035

Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut janë konfirmuar zyrtarisht si bashkë-organizatore të Kupës së Botës për Femra në vitin 2035, vendosi Kongresi i jashtëzakonshëm i FIFA-s të hënën. 

 

Ky do të jetë turneu i parë botëror i futbollit që rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar që nga Kupa e Botës për meshkuj në vitin 1966.  Sipas formatit të zgjeruar, në turne do të marrin pjesë 48 ekipe kombëtare që do të luajnë 104 ndeshje gjatë 39 ditëve. 

 

Oferta e përbashkët parashikon përdorimin e të paktën 19 stadiumeve, 14 në Angli (përfshirë Wembley dhe Old Trafford), dy në Skoci, dy në Uells dhe një në Irlandën e Veriut me mundësi zgjerimi deri në 22 stadiume.  

 

Në të njëjtin takim në Cyrih, FIFA miratoi gjithashtu SHBA-në, Meksikën, Kosta Rikën dhe Xhamajkën si organizatore të edicionit të vitit 2031. 

 

Drejtuesit e federatave britanike e cilësuan këtë vendim si një moment historik që do të rrisë ndjeshëm investimet dhe pjesëmarrjen e vajzave në futboll në të katër vendet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy