Kreu i ushtrisë libneze, Gjeneral Lejt. Mohamed Al-Haddad, humbi jetën të martën në një aksident ajror ndërsa po kthehej në vend pas një vizite zyrtare në Turqi, sipas një njoftimi zytar nga kryeministri libanez Abdulhamid al-Dbeibah.
Al-Haddad vdiq së bashku me katër shokët e tij në këtë “aksident tragjik” gjatë fluturimit nga Ankaraja për në Tripoli. Kryeministri shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, duke e cilësuar humbjen si një tragjedi për vendin dhe institucionin ushtarak.
Autoritetet turke raportuan se kishin humbur kontaktin me një avion privat Falcon 50, pak pasi ai kishte nisur nga Aeroporti Esenboga i Ankarasë. Avioni kishte kërkuar një ulje emergjente pranë Haymana, rreth 81 kilometra jugperëndim të Ankarasë, por kontakti nuk mund të rivendosej, tha ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.
Kreu i komunikimit turk, Burhanettin Duran, deklaroi se avioni kishte kërkuar ulje emergjente për shkak të një “defekti elektrik”. Kutia zanore dhe black box e avionit u gjetën të mërkurën në mëngjes, ndërsa ushtria turke arriti tek rrënojat pranë fshatit Kesikkavak në distriktin Haymana.
Katër personat e tjerë të vrarë janë: Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore, Gjeneral Maj. Al-Fitouri Ghreibel; Drejtori i Autoritetit të Prodhimeve Ushtarake, Brig. Gen. Mahmoud Al-Qatioui; këshilltari i Shefit të Shtabit të Ushtrisë Libiane, Mohamed Al-Asaëi Diab; dhe fotografi i zyrës mediatike, Mohamed Omar Ahmed Mahjoub.
Sipas CNN, avioni kishte një ekuipazh prej tre personash, të gjithë me kombësi franceze. Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, njoftoi se hetimi mbi aksidentin ka filluar dhe do të shqyrtojë të gjitha aspektet me kujdes të madh.
Më herët të martën, Al-Haddad ishte pritur zyrtarisht në Ankara me një ceremoni ushtarake dhe zhvilloi bisedime bilaterale me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm turk, Gjeneral Selcuk Bayraktaroglu.



