Trazira në Gjermani/ Protesta dhe polemika për rregullin e ri ushtarak

Trazira në Gjermani/ Protesta dhe polemika për rregullin e ri ushtarak

Një klauzolë e re në ligjin e shërbimit ushtarak në Gjermani ka shkaktuar debat publik, pasi kërkon që burrat nga mosha 17 deri në 45 vjeç të marrin miratim nga autoritetet ushtarake për çdo qëndrim jashtë vendit më të gjatë se tre muaj.

 

Ligji, në fuqi që nga 1 janari 2026, synon të forcojë kapacitetet e ushtrisë dhe përfshin edhe plotësimin e një pyetësori nga të rinjtë 18-vjeçarë për vlerësimin e mundësisë së rekrutimit. 

 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, masa është kryesisht administrative dhe nuk parashikon sanksione, ndërsa autorizimet pritet të jepen automatikisht në kohë paqeje.

 

Megjithatë, zbulimi i kësaj dispozite ka nxitur reagime dhe protesta, në një kohë kur Gjermania po shqyrton mundësinë e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe rritjes së forcave të saj deri në vitin 2035.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy