Trump telefonatë me Xi Jinping: Takim në Korenë e Jugut

Trump telefonatë me Xi Jinping: Takim në Korenë e Jugut

Presidenti i amerikan, Donald Trump, njoftoi se pati një bisedë telefonike shumë produktive me Presidentin kinez Xi Jinping, gjatë së cilës u diskutuan çështje kritike si tregtia, kriza e fentanilit, lufta Rusi-Ukrainë dhe miratimi i marrëveshjes TikTok.

Sipas Trump, të dy liderët ranë dakord të takohen në Samitin e APEC-ut në Korenë e Jugut, ndërsa po planifikojnë vizita të ndërsjella.

Trump tha se do të udhëtojë për në Kinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe se Xi do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një kohë të përshtatshme.

Presidenti amerikan e përshkroi bisedën si “shumë të mirë” dhe shtoi se të dyja palët do të kenë kontakte të reja në të ardhmen e afërt.

“Biseda ishte shumë e mirë, do të flasim përsëri në telefon, e vlerësoj mbështetjen e TikTok dhe të dy mezi presim të takohemi në Samitin e APEC”, tha Trump në një postim në rrjetin social Truth.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy