Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se do të rrisë tarifat për automomjetet dhe pjesët e makina nga Bashkimi Evropian, sepse blloku prej 27 vendesh nuk po i përmbahet marrëveshjes tregtare të arritur verën e kaluar.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se, bazuar në faktin se Bashkimi Evropian nuk po i përmbahet Marrëveshjes sonë të Tregtisë të dakordësuar plotësisht, javën tjetër do të rris tarifat e ngarkuara ndaj Bashkimit Evropian për makinat dhe kamionët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. “Tarifa do të rritet në 25%”, shkroi Trump në Truth.
Tarifat për automjetet dhe pjesët e tyre evropiane janë aktualisht të vendosura në 15% si pjesë e Marrëveshjes Turnberry, një marrëveshje që BE dhe SHBA arritën korrikun e kaluar në resortin e Trump në Skoci.
Marrëveshja kërkonte që BE të ulte tarifat për mallrat industriale amerikane, të blinte energji me vlerë 750 miliardë dollarë dhe të investonte 600 miliardë dollarë në këmbim të tarifave më të ulëta nga SHBA-ja.
Kërcënimi i Trump vjen një javë pasi zyrtari më i lartë i tregtisë së BE-së, Maros Sefcovic, udhëtoi për në Uashington për t’u takuar me zyrtarë të administratës Trump dhe u largua i sigurt se marrëveshja midis dy vendeve mbeti e fortë.
Në atë kohë, Sefcovic tha se “U sigurua nga Ambasadori Jamieson Greer, nga të gjithë bashkëbiseduesit e mi, se një marrëveshje është një marrëveshje për të dyja palët. Dhe për ne, kushtet e marrëveshjes dhe të gjitha termat dhe kushtet atje janë absolutisht themelore për t’u zbatuar dhe përmbushur.”
Këto komente erdhën pavarësisht tensioneve të vazhdueshme tregtare midis dy partnerëve. BE-ja është zemëruar për numrin e produkteve që po preken nga tarifat amerikane për çelikun dhe aluminin, dhe SHBA-ja është frustruar me ritmin e ngadaltë të zbatimit nga BE të marrëveshjes së tyre të fundit të korrikut.
Ndërsa Parlamenti Europian miratoi legjislacionin në mars që do të ulte tarifat për mallrat amerikane, blloku ende duhet të negociojë marrëveshjen me kryeqytetet e tij anëtare dhe Komisionin Europian.



