Të paktën 12 persona u vranë në Afganistan nga sulmet ajrore pakistaneze pranë kufirit midis dy vendeve.
Kështu bëri me dije këtë të mërkurë qeveria afgane dhe burime lokale.
"Mbrëmë, ushtria pakistaneze shkeli përsëri hapësirën ajrore afgane dhe bombardoi shtëpitë e civilëve në provincat Kunar, Khost dhe Paktika. Këto sulme vranë 11 fëmijë, një grua dhe një burrë të moshuar ", shkroi zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, në X.
Një zyrtar në provincën Khost, duke folur në kushte anonimiteti, tha për AFP-në se një sulm ajror në një shtëpi në distriktin Spera vrau nëntë persona dhe plagosi dhjetë të tjerë.
Një banor i provincës fqinje Paktika raportoi se një sulm tjetër vrau tre persona.



