58 ushtarë pakistanezë u vranë gjatë dhe 9 talebanë humbën jetën gjatë sulmit të armatosur që ndërmori Afganistani kundër forcave të sigurisë pakistaneze në përgjigje të shkeljeve të përsëritura dhe sulmeve ajrore në territorin afgan nga ushtria pakistaneze.
Shifrat i bëri me dije zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, në një konferencë për shtyp këtë të diel.
Autoritetet pakistaneze thonë se janë vrarë 200 ushtarë afganë.
"Nuk do të ketë kompromis në mbrojtjen e Pakistanit dhe çdo provokim do të përballet me një përgjigje të fortë dhe efektive", paralajmëroi kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif në një deklaratë të dielën, duke akuzuar Kabulin për strehimin e elementëve terroristë.
Nga ana e tij, Zabihullah Mujahid tha se Pakistani kishte sulmuar këtë mëngjes dhe se ata janë gati të përgjigjen me vendosmëri.



