Raketa, dronë dhe shpërthime/ Izraeli dhe Irani përshkallëzojnë sulmet, rajoni në alarm

Raketa, dronë dhe shpërthime/ Izraeli dhe Irani përshkallëzojnë sulmet, rajoni në alarm

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e pestë, me sulme intensive ajrore dhe raketore që po përfshijnë të gjithë rajonin, ndërsa tensionet rriten mes përfshirjes së SHBA-ve.

 

Sirenat e alarmit u dëgjuan në mbarë Izraelin, përfshirë Jerusalemin dhe Tel Avivi, duke detyruar qytetarët të strehohen, ndërsa raketa iraniane u kapën nga sistemet mbrojtëse ajrore. 

 

Shërbimi i urgjencës Magen David Adom njoftoi se nuk ka raportime për viktima nga vala e fundit e sulmeve. Sipas raportimeve nga terreni, shpërthime të fuqishme u dëgjuan edhe në Ramallah.

 

Nga ana tjetër, shpërthime të mëdha u regjistruan në Teheran, ku ushtria izraelite deklaroi se ka goditur objektiva të lidhura me forcat Basij dhe strukturat e sigurisë së brendshme iraniane. Në operacione u përfshinë edhe 230 dronë, sipas njoftimeve të Gardës Revolucionare Islamike.

 

Konflikti ka përfshirë edhe vendet e Gjirit. Arabia Saudite njoftoi se ka shkatërruar dy raketa lundrimi mbi al-Kharj, ndërsa Kuvajti raportoi kapjen e disa objektivave ajrore që hynë në hapësirën e saj ajrore.

 

Sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, të paktën 787 persona janë vrarë në Iran nga sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se konflikti mund të zgjasë deri në një muaj.

 

Situata mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, pa shenja të uljes së përshkallëzimit, ndërsa rajoni përballet me rrezikun e një lufte më të gjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy