Shpenzimet për AI rëndojnë financat e Google, fluksi i parave kalon në negativ

Shpenzimet për AI rëndojnë financat e Google, fluksi i parave kalon në negativ

Kompania mëmë e Google, Alphabet, vazhdon të shënojë rritje të të ardhurave, por investimet gjithnjë e më të mëdha në zhvillimin e inteligjencës artificiale kanë ndikuar ndjeshëm në financat e saj.

 

Për herë të parë në të paktën një dekadë, fluksi i lirë i parave (free cash floë) i kompanisë rezultoi negativ, duke arritur në -5.9 miliardë dollarë. Kjo do të thotë se pas mbulimit të shpenzimeve operative dhe investimeve, kompania ka mbetur me një bilanc negativ.

 

Alphabet ka rritur pritshmëritë për investimet në inteligjencën artificiale gjatë këtij viti, të cilat parashikohet të arrijnë në rreth 205 miliardë dollarë, nga 190 miliardë dollarë të planifikuara më parë. Kjo vjen në një kohë kur gjigantët e teknologjisë po intensifikojnë garën për zhvillimin e infrastrukturës së IA-së.

 

Megjithatë, rezultatet financiare mbeten të forta. Të ardhurat e kombinuara të tremujorit arritën në 119.8 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje prej 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht kësaj, aksionet e Alphabet ranë me rreth 4% në tregtimin pas mbylljes së bursës.

 

Drejtoresha financiare e Google, Anat Ashkanazi, shpjegoi se fluksi negativ i parave lidhej kryesisht me rritjen e shpenzimeve kapitale, të cilat, sipas saj, ishin pothuajse tërësisht të përqendruara në projektet e inteligjencës artificiale.

 

Ajo bëri të ditur se kompania investoi 45 miliardë dollarë gjatë tremujorit të dytë, ku rreth 60% e shumës u destinua për serverë, ndërsa 40% për ndërtimin dhe zgjerimin e qendrave të të dhënave. Për krahasim, shpenzimet kapitale në tremujorin e parë ishin 36 miliardë dollarë.

 

Duke folur për strategjinë e investimeve, Ashkanazi u shpreh se kërkesa ende e tejkalon atë investim, duke shtuar se: “Për sa kohë që i shohim këto mundësi tërheqëse për të investuar, ne do të vazhdojmë të investojmë.

 

Edhe drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, theksoi se revolucioni i inteligjencës artificiale ndodhet ende në fazat e hershme.

 

Ndihet si një fazë e hershme në një ndryshim në fusha të shumta,” tha ai, duke shtuar se kompania po ndjek një qasje të disiplinuar për të kthyer këto investime në fitime afatgjata.

 

Sipas Pichai, potenciali i teknologjisë është ende larg shfrytëzimit të plotë. 

 

Ka ende shumë punë për t'u bërë për ta përkthyer atë në përvoja për përdoruesit tanë. Pra, kjo duket si mundësi të jashtëzakonshme me kthime të jashtëzakonshme.

 

Ndërkohë, edhe Tesla raportoi një fluks negativ të lirë të parave prej 1.1 miliardë dollarësh në tremujorin e dytë, si rezultat i rritjes së investimeve. Ishte hera e parë në dy vitet e fundit që kompania regjistroi një rezultat të tillë.

 

Drejtori financiar i Teslës, Vaibhav Taneja, deklaroi se kompania planifikon të investojë deri në 25 miliardë dollarë gjatë këtij viti, më shumë se dyfishi i shpenzimeve kapitale të vitit 2025. Ai theksoi se Tesla ndodhet në “një cikël të madh investimesh” dhe se ritmi i shpenzimeve pritet të vazhdojë të rritet edhe gjatë tre viteve të ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy