Rreziku në Ngushticën e Hormuzit, IMO paralajmëron se eskortat detare nuk garantojnë siguri

Rreziku në Ngushticën e Hormuzit, IMO paralajmëron se eskortat detare nuk garantojnë siguri

Kreu i Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), Arsenio Dominguez, ka paralajmëruar se eskortat detare përmes Ngushticës së Hormuzit nuk mund të garantojnë siguri të plotë për anijet që kalojnë në këtë rrugë strategjike.

 

Në një intervistë për Financial Times, ai theksoi se mbështetja ushtarake nuk përbën një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për situatën e tensionuar në rajon. Sipas tij, sektori i transportit detar po përballet me pasojat e një konflikti që nuk lidhet drejtpërdrejt me këtë industri.

 

Ne jemi dëme anësore të një konflikti kur shkaqet rrënjësore nuk kanë të bëjnë fare me transportin detar”, u shpreh Dominguez.

 

Ai ngriti gjithashtu shqetësime serioze për anijet e bllokuara në Gjirin Persik, të cilat po përballen me mungesë ushqimi dhe furnizimesh për ekuipazhet.

 

Ndërkohë, sipas Reuters, Këshilli i IMO-s pritet të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme në selinë e tij në Londër për të diskutuar ndikimet e krizës në Lindjen e Mesme mbi transportin detar dhe sigurinë e detarëve.

 

Dominguez u bëri thirrje kompanive detare që të tregojnë kujdes maksimal, duke shmangur lundrimin në zona të rrezikshme dhe duke mos vënë në rrezik jetën e ekuipazheve dhe sigurinë e anijeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy