
Presidenti Donald Trump do të zhvillojë bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë gjatë ditës së sotme.
Të martën, Erdogan mori pjesë në një takim grupi të organizuar nga Trump në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Trump mblodhi udhëheqësit e tetë vendeve arabe dhe myslimane për të diskutuar luftën gati dyvjeçare në Gaza.
Udhëheqësi turk ka qenë kritik i ashpër ndaj mënyrës se si Izraeli e trajtoi sulmin e tmerrshëm. Më shumë se 65,000 palestinezë janë vrarë dhe 90 përqind e shtëpive në territor janë shkatërruar ose dëmtuar.
Erdogan në OKB e kritikoi përsëri Izraelin, duke pretenduar se forcat e tij kanë kryer gjenocid. "Kjo nuk është një luftë kundër terrorizmit. Ky është një pushtim, dëbim, mërgim, gjenocid dhe shkatërrim jetësh, politikë e shkatërrimit masiv e vazhduar duke u thirrur në ngjarjet e 7 tetorit”.



