Menjëherë pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump se ka filluar një proces për pastrimin e Ngushticës së Hormuzit dhe se SHBA-të kanë fundosur të gjitha anijet iraniane të përdorura për minim, dhe mes negociatave që po zhvillohen aktualisht në Islamabad, Teherani u përgjigj me një paralajmërim urgjent ndaj një anijeje luftarake amerikane.
Siç raporton Reuters, duke cituar televizionin shtetëror iranian, një anijeje luftarake amerikane iu dha një paralajmërim se do të sulmohej brenda 30 minutash nëse kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Siç raportoi një zyrtar i lartë ushtarak iranian në televizionin shtetëror, anija amerikane u kthye mbas, pas paralajmërimit.
Më herët, në një postim në rrjetin social Truth, Trump pretendoi se SHBA-të kanë filluar procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit dhe se kanë fundosur 28 anijet minuese të Iranit.
Tani po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit si një nder për vendet anembanë botës, përfshirë Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Francën, Gjermaninë dhe shumë të tjerë. Çuditërisht, ata nuk kanë guximin ose vullnetin për ta bërë vetë këtë punë.



