Tornado në Brazil, të paktën 5 të vdekur dhe 130 të plagosur

Tornado në Brazil, të paktën 5 të vdekur dhe 130 të plagosur

Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 130 të tjerë u plagosën nga një tornado që shkatërroi një pjesë të fshatit Rio Bonito do Iguacu, në shtetin jugor brazilian të Parana, të premten, njoftuan autoritetet lokale. 

 

Sipas imazheve të publikuara nga mediat, era përmbysi disa makina dhe shkatërroi shtëpi të tëra në komunën që ndodhet rreth 300 kilometra nga ujëvarat e famshme Iguacu. 

 

Guvernatori i shtetit Ratinho Junior njoftoi se forcat e sigurisë janë në gatishmëri të lartë dhe po monitorojnë qytetet e prekura nga stuhitë e dhunshme.

 

Erërat në Rio Bonito do Iguacu, me popullsi prej 14.000 banorësh, arritën shpejtësinë midis 180 dhe 250 kilometrave në orë, sipas sistemit të teknologjisë dhe monitorimit mjedisor të Paranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy