Inteligjenca e Koresë së Jugut vlerëson se rreth 2000 ushtarë të Koresë së Veriut vdiqën duke luftuar në frontin ukrainas në mbështetje të trupave ruse në luftën kundër Kievit.
Kjo shifër u raportua nga zyrtarët e lartë të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (NIS) të Seulit në një seancë dëgjimore parlamentare me dyer të mbyllura të zyrtarëve të saj të lartë, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Yonhap.



