Familjet e pengjeve në Izrael protestojnë kundër Netanyahu-t: Çdo vonesë është rrezik vdekjeprurës

Familjet e pengjeve në Izrael protestojnë kundër Netanyahu-t: Çdo vonesë është rrezik vdekjeprurës

Mijëra njerëz, përfshirë familjet e pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi dolën në rrugët e Tel Avivit siç bëjnë çdo të shtunë, këtë herë për të dënuar sulmin në Katar dhe për të kërkuar përsëri një marrëveshje për të sjellë të dashurit e tyre në shtëpi, duke theksuar se çdo ditë vonesë është një rrezik vdekjeprurës.

Sipas tyre kryeministri Benjamin Netanyahu është pengesa e vetme për arritjen e një marrëveshjeje.
"Sulmi ndaj udhëheqjes së Hamasit në Katar duket se ka prishur bisedimet për lirimin e pengjeve në Gaza dhe një marrëveshje armëpushimi", tha një nga protestueset. 

Sharon Alony Cunio, bashkëshorti i së cilës, mbahet ende rob nga Hamasi në Gaza dhe besohet se është gjallë, akuzoi qeverinë për vonesën e lirimit të 48 të burgosurve të mbetur. 

"Negociatat janë ndërprerë përsëri. Çdo vonesë përfaqëson një rrezik vdekjeprurës", tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy