Tusk: Ngrirja e konfliktit në Ukrainë është afër

Tusk: Ngrirja e konfliktit në Ukrainë është afër

Një ndërprerje e konfliktit në Ukrainë mund të jetë afër, deklaroi kryeministri polak Donald Tusk pas një bisede që pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti i amerikan Donald Trump do të takohen në ditët në vijim, njoftoi dje Kremlini, ndërsa Trump kërkon një përparim të rëndësishëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila tani është në vitin e saj të katërt.

Ka disa indikacione, dhe kemi një parandjenjë, se ndoshta një ngrirje e konfliktit, nuk dua të them fundi, por një “ngrirje” e konfliktit, është më afër sesa më larg. Ka shpresa”, tha Tusk në një konferencë për mediat. 

Tusk tha se Zelensky ishte shumë i kujdesshëm, por optimist dhe se Ukraina donte që Polonia dhe vendet e tjera europiane të luanin një rol në planifikimin e një armëpushimi dhe një zgjidhjeje përfundimtare paqeje.

Polonia, një shtet anëtar i NATO-s, ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës që kur Putini dërgoi mijëra trupa në vend në shkurt 2022, duke përmendur kërcënime për sigurinë ruse dhe duke i zhytur marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin në një krizë të thellë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy