OpenAI ka njoftuar përmes fondacionit të saj jofitimprurës një angazhim prej 1 miliard dollarësh në grante gjatë vitit të ardhshëm, me synimin që inteligjenca artificiale të përdoret për të mirën e njerëzimit.
Fondi do të mbështesë kërkime në shëndet dhe shkencat e jetës, si dhe iniciativa për të zbutur ndikimet e Inteligjencës Artificiale në punësim, ekonomi dhe shëndet mendor, veçanërisht te fëmijët.
Ky hap shënon një zgjerim të madh të rolit filantropik të organizatës, e cila synon të forcojë kapacitetet e saj si financuese dhe të rekrutojë një drejtues të ri për menaxhimin e granteve.
Nisma vjen në vazhdën e përpjekjeve të OpenAI për të balancuar zhvillimin e teknologjive komerciale me misionin e saj fillestar për të sjellë përfitime të gjera shoqërore nga inteligjenca artificiale.



