Hakerët pretendojnë publikimin e 150 mijë e-mail-eve të ish-emisarit amerikan për Iranin

Hakerët pretendojnë publikimin e 150 mijë e-mail-eve të ish-emisarit amerikan për Iranin

Një grup hakerash i njohur si “Handala” ka pretenduar se ka realizuar një ndërhyrje të madhe kibernetike, duke publikuar rreth 150 mijë e-mail-e të klasifikuara që i përkasin ish-emisarit të posaçëm të SHBA për Iranin, Robert Malley. 

 

Sipas deklaratës së grupit, materiali i publikuar përfshin një arkiv të gjerë dokumentesh të fundit dhe mijëra mesazhe private nga llogaria zyrtare e Malley në platformën X (ish-Twitter). 

 

Hakerët pretendojnë se sulmi ishte rezultat i një operacioni të sofistikuar kibernetik që kishte në shënjestër drejtpërdrejt ish-zyrtarin amerikan. 

 

Në deklaratën e tyre, “Handala” thekson se dokumentet përmbajnë prova që, sipas tyre, tregojnë rolin e drejtpërdrejtë të lobit izraelit në hartimin dhe zbatimin e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit. 

 

Po ashtu, ata pretendojnë se disa shtete të Gjirit kanë vepruar si “krahe operacionalë” në këto politika presioni ekonomik, në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e Malley. 

 

“Brenda këtyre dokumenteve do të gjeni prova të pakundërshtueshme që ekspozojnë rolin e drejtpërdrejtë të lobit sionist në projektimin dhe imponimin e sanksioneve ekonomike kundër Iranit, me një nivel detajimi të paprecedentë”, thuhet në deklaratën e grupit. 

 

Ky pretendim vjen në një kohë kur Malley ishte në qendër të vëmendjes publike në vitin 2023, pasi iu pezullua certifikata e sigurisë për shkak të një hetimi të FBI-së lidhur me trajtimin e materialeve të klasifikuara. 

 

Grupi “Handala” e ka cilësuar këtë ndërhyrje si një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së, duke deklaruar se “aftësitë e tyre të depërtimit dhe shtrirja e inteligjencës nuk njohin kufij dhe as limite”. 

 

Deri tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane mbi vërtetësinë e materialeve të publikuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy