Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten në mbrëmje se do të vazhdojë bllokadën amerikane ndaj porteve iraniane nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje me Teheranin, duke shtuar se mund të mos e zgjasë armëpushimin pasi ai të skadojë të mërkurën.
“Mund të mos e zgjas, por bllokada do të vazhdojë”, u tha zoti Trump gazetarëve në bordin e Air Force One kur u pyet se çfarë do të bënte nëse nuk do të kishte një marrëveshje me Iranin.
“Por mendoj se do të ndodhë”, shtoi ai në lidhje me këtë marrëveshje të mundshme paqeje.
Irani, i cili njoftoi të premten rihapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit kërcënoi se do ta mbyllë atë përsëri nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bllokadën.
Donald Trump kishte deklaruar më parë se bllokada do të mbetej "plotësisht në fuqi" deri në fund të negociatave me Iranin.



